
Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ka kërkuar hetimin e plotë të ngjarjeve gjatë protestës së të shtunës në Shkodër, pasi thotë se nuk ka dijeni se kush i organizoi sulmet ndaj selisë së PS atje.
Ademi është proceduar penalisht si organizatore e protestës të konsideruar të paligjshme nga policia.
Por Ademi i ka quajtur protestat të ligjshme dhe ka ngritur pikëpyetje mbi arsyet e reagimit të vonët të policisë, që sipas saj ndërhyri vetëm pas 40 minutash.
Procedimin penal ndaj saj Ademi e quan të motivuar politikisht.