Voltana Ademi është dhe duhet të vazhdojë të jetë kryebashkiake e Shkodrës

Voltana Ademi është dhe duhet të vazhdojë të jetë kryebashkiake e Shkodrës

Voltana Ademi është dhe duhet të vazhdojë të jetë kryebashkiake e Shkodrës. Ligji për Vetëqeverisjes Vendore e përcakton këtë gjë.

Këshilli i ri bashkiak që po konstituohet në këto momente nuk mund të vendosë për përfundimin e mandatit të kryebashkiakes Ademi.

Ligji për Vetëqeverisjen Vendore përcakton qartë se kur mbaron mandati i një krebashkiaku. Neni 60 pika 4 përcakton:

“Ushtrimi i mandatit të kryetarit të bashkisë fillon në çastin kur bën betimin dhe përfundon kur bën betimin kryetari pasardhës.”

Kjo do të thotë se Ademi duhet të qëndrojë në zyrë deri në zgjedhjen e kryebashkiakut të ri, kurdoqoftë ky moment.

Nëse Këshilli Bashkiak i ri i Shkodrës do të përpiqet sot ta zëvendësojë zonjën Ademi me ndonjë nga nënkryetarët apo çdo person tjetër të komanduar, ai do të shkelte si frymën edhe gërmën e ligjit.

Ligji nuk i jep asnjë komptencë Këshillit në një gjendje si e tanishmja. Në rastin më të mirë, ai duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për intepretim, por kjo Gjykatë nuk ekziston.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>