Von der Leyen: Deri në korrik sigurojmë vaksina për 70% të të rriturve

Nga Exit News
Von der Leyen: Deri në korrik sigurojmë vaksina për 70% të të rriturve

Komisioni Evropian tha se pret të nënshkruajë marrëveshjen më të madhe në botë për furnizimin e vaksinave brenda ditësh, duke blerë deri në 1.8 miliardë doza të vaksinës Pfizer.

Duke folur gjatë një vizite në fabrikën e vaksinave të Pfizer në Puurs, Belgjikë, Ursula von der Leyen, tha se vaksinat Pfizer / BioNTech do të dorëzohen gjatë viteve 2021-23.

Marrëveshja do të ishte e mjaftueshme për të vaksinuar popullsinë e BE prej 450 milionë, në dy vjet.

Kjo është kontrata e tretë e rënë dakord nga blloku me dy kompanitë, të cilat kanë rënë dakord të furnizojnë 600 milion doza të vaksinës me dy doza këtë vit në bazë të dy kontratave të mëparshme.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>