
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kërkoi shtensionimin e situatën në veri të Kosovës gjatë vizitës së saj të martën në Shkup.
Palët duhet të ulen në tryezën e negociatave, tha von der Leyen pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Ajo mirëpriti një deklaratë të kryeministrit maqedonas, i cili tha se dialogu mund të jetë i dobishëm për të ardhmen e njerëzve.
Zaev vuri theksin gjithashtu në nevojën e udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë për t’u ulur në tryezë për të diskutuar për zgjidhjen e problemeve.