Von der Leyen shpall planet e BE për një skemë unike bashkimi doganor me Turqinë

Nga Exit News
Von der Leyen shpall planet e BE për një skemë unike bashkimi doganor me Turqinë

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi në konferencë për shtyp të martën se BE ka ravijëzuar planet për një skemë bashkimi doganor me Turqinë.

Ajo i bëri komentet pas takimit, së bashku me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, me presidentin e Turqisë, Recep Tayiip Erdoğan përmes një videokonference.

Korniza e këtij bashkimi (doganor) është një kornizë unike dhe për këtë arsye, ne po kërkojmë mënyra inovative, jo vetëm për të zhvilluar bashkimin doganor, por për të rritur bashkëpunimin publik dhe privat, me fokus në tranzicionet e gjelbra dhe dixhitale,” deklaroi ajo.

Takimi i parapriu samitit të lidërave europian javën që vjen, ku do të diskutohen edhe raportet Turqi-BE.

Objekti i bisedës me Erdogan ka qënë axhenda e BE, bazuar në 3 shtylla konkrete: bashkëpunimi ekonomik, emigrimi dhe lëvizja e njerëzve.

Përsa i përket bashkëpunimit ekonomik, Von der Leyen tha se BE është vendi me të cilin Turqia ka më shumë importe dhe eksporte.

Ajo gjithashtu theskoi rëndësinë që do të marr tema e ndryshimeve klimatike në dialogun me BE.

Po ashtu, rëndësi do të kenë temat e shëndetësisë, vaksinimit, pasaportave digjitale të imunitetit dhe programet e mobilitet në arsim si ERASMUS.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>