Partia Demokratike akuzon qeverinë se ka nisur manipulimin e votës së emigrantëve duke emëruar eksponentë të lartë të Partisë Socialiste për regjistrimin e tyre.
Ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi deklaroi në një intervistë për ABC News, se një nga 4 koordinatorët që ka caktuar qeveria për emigrantët është ish-drejtuesi i PS-së në Itali. Sipas tij KQZ duhet të bëjë një sistem të ri votimi nga fillimi.
“Ne kemi edhe mesazhe që kanë çuar eksponentë të lartë të PS-së për organizimin e strukturave të tyre për të thirrur emigrantët e tyre. Psh një nga 4 koordinatorët që ka caktuar qeveria për emigrantët është ish-drejtuesi i PS-së në Itali. Ai do të koordinojë emigrantët në Itali.
Pra janë duke bërë gati regjistrimin e vetëm votuesve socialistë. Kjo është skandaloze. Por nga ana tjetër ju keni psh, drejtuesi i postës shqiptare është një nga funksionarët më të lartë në sekretariatin e PS-së. Por kemi edhe dicka tjetër, KQZ duhet të bëjë një sistem të ri votimi nga fillimi” tha ai.
Bylykbashi u shpreh se krahas votës së emigrantëve, mazhoranca po kryen manipulime me lista zgjedhore.
“Qytetarët e regjistruar në Tiranë, po e gjejnë veten të regjistruar në Lezhë.”, deklaroi ai ndonëse u shpreh optimist për rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit.
“Sondazhet janë këto; PS me të shtyra i del, thonë se janë barazim, por sondazhet reale thonë se është humbëse në pjesën më të madhe të qarqeve.”, shtoi Bylykbashi.
Përfaqësuesi i PD në Kishillin Politik kishte një këshillë për kryetarin e partisë, Lulzim Basha. “Duhet të bëjmë kujdes që deputetët ti kenë rrënjët në elektoratin e tyre në mënyrë që të marrim maksimumin” tha ai.