Memorandumi i opozitës: Votim e numërim elektronik në zgjedhje

“Në zgjedhjet e qershorit të aplikohet votimi dhe numërimi elektronik”. Ky ishte vendimi i opozitës pas mbledhjes së thirrur nga kryetari demokrat, Lulzim Basha. Aleatët e djathtë nënshkruan një memorandum në të cilin specifikojnë  se këto proçese janë kusht për garantimin e zgjedhjeve të lira më 18 qershor. Memorandumi u nënshkrua nga 23 parti, ndër to edhe PBDNJ.

Kujtojmë që OSBE deklaroi dje se është tepër vonë për të ndryshuar Kodin Zgjedhor. PD e LSI kërkojnë që të aplikohet pikërisht  votimi dhe numërimi elektronik në zgjedhjet e këtij viti. Institucioni ndërkombëtar hodhi poshtë dhe kërkesën e LSI-së për lista të hapura në zgjedhje. Të njëjtin qendrim opozita pritet të shpalosë dhe në seancën e sotme parlamentare që do të nisë në orën 17:00.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>