
“Na duhet reformë zgjedhore e besueshme që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ky do të jetë testi për në BE”, u shpreh Komisioneri për Zgjerim Varhelyi, gjatë konferencës për shtyp me Kryeministrin Rama.
Varhelyi i dorëzoi Ramës raportin e përparimit të Shqipërisë. Në ketë raport reforma zgjedhore dhe Gjykata Kushtetuese janë dy kushtet kryesore për organizimin e Konferencës Ndërqeveritare brenda dhjetorit.
Komisioneri do të takojë Presidentin Ilir Meta dhe kryetarin e PD-se Lulzim Basha.