Vrahelyi vendeve të Ballkanit Perëndimor: Sillni projektet të thithni fondet e rimëkëmbjes

Nga Exit News
Vrahelyi vendeve të Ballkanit Perëndimor: Sillni projektet të thithni fondet e rimëkëmbjes

Eurokomisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi i kërkoi qeverive të Ballkanit Perëndimor të nisin projektet për thithjen e fondeve të miratuara nga BE për rimëkëmbjen ekonomike nga kriza e covid-19.

“Unë pres nga udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor të miratojnë planin e veprimti për të zhvilluar një treg të përbashkët rajonal në samitin e Sofies, javën e ardhshme”, tha Varhelyi në një takim online të enjten me ministrat e ekonomisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ai u shpreh se Plani i Investimeve të BE-së parashikon një rritje të PBB-së së rajonit me 3,6%:

“BE parashikon të japë 9 miliardë euro në grante, çfarë do të rrisë investimet me të paktën 20 miliardë euro. Këto investime do të rrisin PBB-në reale të rajonit me 3,6%.

Këto para do të shkojnë për projekte të rëndësishme si transport, energji, mjedis, ekonomi digjitale dhe zhvillimin e sektorit privat”.

Ai tha se këto investime dhe rritja ekonomike nuk do të mund të arrihet nëse qeveritë nuk zbatojnë reforma thelbësore, në ekonomi, në shtetin e së dejtës, luftën kundër korrupsionit, reformën në administratën publike, dhe principet demokratike.

Eurokomisioneri u shpreh se BE mbështet deklaratën e ministrave të brendshme për miratimin e lëvizjes vetëm me letërnjoftim Brenda Ballkanit Perëndimor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>