Vrasja e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, SPAK vendos nën akuzë Lul Berishën, Emiljano Shullazin dhe 4 të tjerë

Nga Exit News
Vrasja e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, SPAK vendos nën akuzë Lul Berishën, Emiljano Shullazin dhe 4 të tjerë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka identifikuar 6 të dyshuar për tre vrasje të ndodhura në shkurt të vitit 2005.

Konkretisht bëhet fjalë për vrasjen e Klodjan Saliut më 26 shkurt 2005 dhe Vajdin Lamajt dhe Artan Arsit një ditë më pas.

Pas hetimeve të kryera nga Prokuroria e Posaçme, GJKKO ka firmosur 6 urdhër arreste. Sipas njoftimit të SPAK, Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj, Indrit Taulla dhe L. Reci dyshohen si autorë të vrasjes së Klodjan Saliut, Vajdin Lamajt dhe Artan Arsit.

Në vrasjen e këtyre dy të fundit, Prokuroria dyshon se kanë marrë pjesë edhe Emiljano Shullazi me Viktor Ymeri (Imeraj).

Në njoftimin e SPAK bëhet gjithashtu me dije se janë arrestuar Viktor Ymeri, Indrit Taulla. Emiljano Shullazi ndodhet aktualisht në paraburgim për vepra të tjera penale ndërsa Lulzim Berisha dhe Plarent Dervishaj janë shpallur në kërkim.

Kujtojmë se në vitin 2016, Gjykata e Apelit Durrës vendosi lirimin e Lulzim Berishës me kusht pasi ai gjeti punë në Bashkinë Durrës. Pak javë më parë Gjykata Administrative e Tiranës i ka rikthyer Lulzim Berishës licensën për tregimin e naftës, sekuestruar nga Prokuroria e Posaçme si pjesë e Operacionit ‘Forca e Ligjit’.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>