Sot në mbremje u vra në Elbasan Ravik Gurra 50 vjeç. Ai ishte avokat i bandës kriminale të Shullazit, familjes Çapja dhe Hakmarrjes për Drejtësi. Avokati u ekzekutua me armë me silenciator në një nga lokalet në qendër të qytetit.
Ai u qëlluan disa herë nga një person i maskuar, i cili pas vrasjes u largua me një makinë të parkuar aty pranë. Policia ka vendosur postoblloqe në të gjitha rrugët hyrëse dhe dalëse.
Kjo është vrasja e tretë në një javë në qendër të qyteteve kryesore të vendit. Gjatë kësaj jave, Jurgen Kurti, 26 vjeç, u ekzektua me armë nga persona ende të panjohur pranë stadiumit Dinamo në Tiran në orën 9:30 të darkës, ndërsa Haxhi Baçinozi, 62 vjeç, u ekzekutua teksa shëtiste me të birin tek Liqeni Artificial, në mes të ditës.