Njê 30 vjeçar u vra me thikë, në rrethana të paqarta, të mërkurën, në orën 22:10 në Elbasan, në lagjen “Emin Matraxhiu”.
Lajmin e konfirmoi policia e Elbasanit.
Viktima ka humbur jetën rrugës për në Spitalin Rajonal Elbasan si pasojë e plagëve të marra.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.