
29 vjeçari, Demokrat Medinaj, i cili vrau me thikë bashkëshorten 28 vjeçare, u gjend i vdekur nga policia, të enjten. Trupi u gjend në fushën e mbeturinave në Fier. Policia ende nuk ka gjetur nëse personi është vrarë apo vetvrarë.
Medinaj goditi 31 herë me thikë bashkëshorten e tij, 6 javëshe shtatëzënë, të mërkurën në darkë, në Fier. Ngjarja ndodhi në sy të fëmijëve të mitur të çiftit, 4 dhe 6 vjeç.
Pas krimit ai u largua në drejtim të paditur, derisa u gjend sot i vdekur.