Vrau kunatën, dënohet me burgim të përjetshëm Dashamir Xhepa

Nga Exit News
Vrau kunatën, dënohet me burgim të përjetshëm Dashamir Xhepa

Gjykata e Tiranës dënoi me burgim të përjetshëm Dashamir Xhepën, fajtor për vrasjen e kunatës së tij.

Vendimi u mor të enjten nga gjyqtari Artan Gjermeni.

Burgimi i përjetshëm për Xhepën u kërkua nga propokurori Albert Demirneli.

Dashamir Xhepa ka vrarë kunatën e tij, Lirie Xhepa, në shkurt 2019.

Shkak për vrasjen janë bërë konfliktet për pronësinë që lindën mes tyre pas vdekjes së bashkëshortit të Lirisë dhe vëllaiu të Dashamirit.

Lirie Xhepa, 49 vjeç, nënë e katër fëmijëve, u gjet e vrarë në kodrat e liqenit të Sharrës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>