
Gjykata e Beratit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për autorin e vrasjes së tre ditëve më parë në Kuçovë.
Vangjel Polovina u la në burg nga gjykata pasi vrau me armë zjarri Ajet Gunelin.
Konflikti mes tyre kishte të bënte me një stallë derrash që Guneli i kishte dhënë me qera Polovinës.
Ky i fundit nuk i kishte paguar qeranë viktimës prej një viti por ka pretenduar se e ka shlyer atë duke dhënë mish, raporton Shqiptarja.com.
Autori ka shprehur pendesë në seancë dhe ka deklaruar se vrasje ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër, pas shumë kërcënimeve me jetë që i kishte bërë viktima.