Një gazetar grek u qëllua të premten si pasojë humbi jetën.
Ai ishte pranë shtëpisë së tij në momentin që u qëllua. Ngjarja ka ndodhur në jug të Athinës ku gazetari banonte.
Giorgos Karaivaz u gjet i vdekur pas disa plagëve që kishte marrë nga goditja me armë zjarri.
Ai punonte si gazetar në Star dhe ishte drejtues i portalit bloko.gr.
Sipas medieve greke Karaivaz sapo ishte kthyer nga puna, kur dy burra me një motor u afruan pranë tij dhe njëri prej tyre e qëlloi.
Ai punoi për dekada si gazetar në Greqi për disa gazeta dhe televizione.
Vrasjet e gazetarëve investigues në Greqi janë shumë të rralla, megjithatë sulmet ndaj mediave nga krimi nuk mungojnë.