Vuçiç: BE do t’i japë ultimatum Serbisë për njohjen e Kosovës në 2020

Nga Exit News
Vuçiç: BE do t’i japë ultimatum Serbisë për njohjen e Kosovës në 2020

Presidenti serb Aleksander Vuçiç ka thënë se Serbisë do t’i jepet ultimatum gjatë vitit 2020 për të pranuar pavarësinë e Kosovës.

Në një intervistë për televizionin Prva të transmetuar dje, Vuçiç tha se beson se BE do ta kushtëzojë anëtarësimin e Serbisë në BE me njohjen e Kosovës. Ai shtoi se për këtë do të kërkojë një referendum, ku të jetë populli serb që të vendosë.

“Është e sigurt që këtë vit do të kemi një ultimatum. Ata do të na japin garanci për anëtarësimin në BE, nëse ne e njohim Kosovën,” tha Vuçiçi.

Më tej vazhdoi:

“Do të na ofrohet një zgjidhje, një ‘Plan Ahtisaari++’. Gjithashtu, ata do të na ofrojnë një status të veçantë për serbët e Kosovës në disa zona. Atëherë, çfarë do të bëjmë ne? Ne do t’i pyesim njerëzit në një referendum se çfarë mendojnë ata. “

Vuçiçi pohoi se ai e parashtroi këtë ide tre vjet më parë, por qytetarët e hodhën poshtë atë sepse ajo “do të vendoste kufi mes serbëve dhe shqiptarëve”.

Në shtator 2018 Presidentit Vuçiç refuzoi të takonte Presidentin Thaçi për dialogun. Ndërkohë që dialogu kishte ndalur praktikisht, në nëntor 2018, ish-kryeministri Ramush Haradinaj vendosi një taksë 100% ndaj mallrave serbe, si përgjigje ndaj fushatës së Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës. Serbia u tërhoq zyrtarisht nga bisedimet e ndërmjetësuara nga BE. Ata deklaruan se do të ktheheshin vetëm nëse hiqen tarifat, një kusht që u refuzua nga qeveria e Haradinajt.

Kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti pritet të heq taksën pas presionit ndërkombëtar, veçanërisht nga SHBA. I dërguari special në bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka paralajmëruar se nëse të dy palët nuk arrijnë një marrëveshje, SHBA do të tërhiqet nga ndërmjetësimi.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett gjithashtu ka kërkuar që të hiqet tarifa. Ai shtoi se Serbia duhet të përgjigjet në mënyrë konstruktive dhe të dy palët duhet të ndalojnë provokimet.

Qeveria e Kosovës pritet të vendosë së shpejti se si do të veprojë me taksën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>