Vuçiç e quan bllof padinë e Kosovës për gjenocid

Vuçiç e quan bllof padinë e Kosovës për gjenocid

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, në një deklaratë për mediat e konsideroi bllof kërcënimin e kryeminstrit kosovar Albin Kurti për të ngritur padi për gjenocid kundër Serbisë.

“Mos na kërcëno më, por vepro. Mos luaj me ne mbi këto gjëra. Unë kam qenë në politikë për një kohë të gjatë, e di se çfarë do të thotë kjo – ai do të na kërcënojë me një proces gjenocidi dhe ne do të jemi tmerrësisht të shqetësuar, kështu që dikush jashtë do të marr përsipër ta parandalojë dhe në duhët të njohim Kosovën … Mundohuni t’ia shisni këto truket dikujt tjetër, por jo mua”, citohet Vuçiç nga RTS.

Ai shtoi se Kosova nuk ishte e interesuar për dialog dhe se Kurti kishte për qëllim të viktimizohej duke sjell me vete një nga viktimat e luftës, Saranda Bogujevci.

Sipas tij, ajo ka një histori të vështirë, por ky nuk ishte problemi i një vendi dhe se Serbia mund të gjente qindra raste të ngjashme.

“Por kur, Zoti na ruajt, jeni në luftë me dikë, duhet të flisni, sepse çdo bisedë është më e mirë se një e shtënë. Unë dua të mbaj paqen,” deklaroi Vuçiç.

Presidenti serb Vuçiç pritet të takohet me atë kosovar, Kurtin të hënën, 15 qershor në Bruksel, në një takim që synon rifillimin e negociatave me ndërmjetësimin e BE-sw.

LEXO  Kosova kujton Ditën e Ndërkombëtare të Zhdukurve

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme