Vuçiç e quan ‘poshtërim’ vizitën e Kurtit e Osmanit në Mitrovicën e Veriut

Nga Exit News
Vuçiç e quan ‘poshtërim’ vizitën e Kurtit e Osmanit në Mitrovicën e Veriut

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç e ka quajtur ‘poshtërim dhe fyerje’ vizitën e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në veri të Mitrovicës, zonë e administruar nga serbët, në 30 janar.

Në një deklaratë para vizitës në Francë, Vuçiç deklaroi se serbët u treguan të vetëpërmbajtur dhe nuk reaguan me dhunë fizike ndaj Kurtit dhe Osmanit.

Vuçiçi i përgëzoi qytetarët për këtë:

“Erdhën te serbët për t’i poshtëruar, fyer dhe për t’u thënë serbëve: kjo nuk është e juaja, kjo është e jona. Serbët abstenuan, reagimi ishte verbal, nuk kishte dhunë fizike. Dua t’i përgëzoj për këtë.”

Presidenti tha se kjo tregon se Serbisë dhe serbëve ‘i shkon për shtat paqja dhe stabiliteti’.

Vizita e Kurtit dhe Osmanit në Mitrovicë u prit me reagime të ashpra nga serbët që jetojnë aty.

Pas vizitës reagoi dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, sipas së cilës vizita kishte për qëllim nxitjen e problemeve politike.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme