
Presidenti serb Aleksadar Vuçiç i është përgigjur deklaratave të presidentit të Kosovës Thaçi, duke deklaruar se kërkesat për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë janë të pakuptimta.
Vuçiç e bëri këtë deklaratë pas mbledhjes së qeverisë së re në Beograd.
Ai theksoi se njohja reciproke është një temë të cilën ai nuk do ta diskutojë ndonjëherë.
Për Vuçiçin është e rëndësishme që Kosova të përmbushë detyrimet e saj për Asosacionin e Komunave me shumicë Serbe (ASM) në Kosovë, detyrime që lindin nga Marrëveshjen e Brukselit në vitin 2013.
Deklarata e Vuçiçit erdhi pas asaj të presindetit të Kosovës Thaçi, i cili tha se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka kuptim vetëm nëse në tryezën e diskutimeve është njohja reciproke mes vendeve.
Ndërsa për sa i përket Asosacionit, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti vazhdimisht ka deklaruar se Asosacioni është një çështje e mbyllur.