
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi se ideja e Shqipërisë së madhe është një kërcënim për rajonin dhe Europën.
Ai reagoi pas një deklarate të Ramush Haradinaj, i cili pohoi se Bashkimi Europian po lë rrugë për bashkim kombëtar.
Vuçiç deklaroi se Serbia do të ketë përgjigje adekuate për këtë deklaratë.
“Përgjigja ime është – ju bëni punën e tuaj, çfarë të doni, ne do të kemi përgjigje të mirë dhe adekuate, dhe qytetarët nuk kanë se pse të shqetësohen.”
Ai kërkoi një reagim nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për këtë deklaratë.