Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka komentuar dokumentin që pretendohet se i është dërguar BE-së nga Sllovenia mbi ripërcaktimin e kufijve të Ballkanit, raporton REL Serbia.
Pyetjes së gazetarëve për të komentuar konfirmimin e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se ekziston një hartë me një propozim për ndryshimin e kufijve të vendeve në Ballkanin Perëndimor, Vuçiç iu përgjigj se nuk e ka parë.
“Unë jam i zhgënjyer me çmobilizimin e plotë intelektual të elitës sonë intelektuale dhe vlerësimin e diçkaje që askush nuk e ka parë,” u përgjigj Vuçiç.
Publikimi në mediat sllovene i një plani joformal mbi ripërcaktimin e kujfijëve në Ballkan ka ndezur debate në rajon e më tej.
I pyetur mbi këtë dokument, kryeministri Rama ka deklaruar të premten në një intervistë televizive se e ka parë dokumentin por nuk ka bërë asnjë koment mbi të.
Komisioni Europian pak ditë më parë e mohoi ekzistencën e një plani të tillë.
Ndërkohë që, eurokomisionerja sllovene Tanja Fajon u shpreh se lajmi ka prekur besueshmërinë e Sllovenisë, e cila duhet të bëjë të qartë pozicionin e saj,