Vuçiç nga Uashingtoni: ‘Refuzova’. Nuk do konsiderohet njohja e Kosovës

Nga Exit News
Vuçiç nga Uashingtoni: ‘Refuzova’. Nuk do konsiderohet njohja e Kosovës

“Nuk është çështja se kam frikë të nënshkruaj një dokument për njohjen e pavarësisë. Çështja është se ne nuk duam as ta konsiderojmë,” është shprehur nga Uashingtoni Presidenti Vuçiç i Serbisë, sipas B92 të beogradit.

Vuçiçit ka pohuar se delegacionet serbe dhe kosovare në Uashington nuk kishin asnjë informacion të mëparshëm për propozimet amerikane. Dokumenti i parë që u është vënë atyre përpara në tavolinë ka qenë një propozim i titulluar Normalizimi Ekonomik.

Vuçiç është shprehur se dokumenti përmbante 15 apo 16 nga të cilat njëra ishte njohja reciproke Ajo letër ishte jashtëzakonisht e vështirë, kishte 15 ose 16 pikë dhe njëra prej tyre ishte reciprokisht përjashtuese.

“Unë refuzova,” është shprehur ai. “E vetmja gjë që menduam ishte se një gjë e tillë nuk mund të ishte pjesë në një dokument për stabilizimin ekonomik.”

Vuçiç ka shtuar se njerëzit e kabinetit Trump u treguan të drejtë, duke pohaur se ara e hoqën këtë pikë nga çdo dokument që do do diskutohet në takimin e Shtëpisë së Bardhë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>