“Nëse dikush mendon se vjen në Beograd dhe thotë se ne e njohim Kosovën si një vend të pavarur – kjo nuk do të ndodhë”.
Kështu tha Presidenti serb Vuçiç, në një intervistë për gazetën greke Ekathimerini, gjatë vizitës dy ditore në Greqi. Ai gjithashtu u shpreh se:
Serbia nuk i njeh kufijt e Kosovës të pranuara nga Franca dhe Gjermania:
“Cilët kufi po diskutohen, ato të njohura nga Kina, Rusia, Greqia dhe Spanja apo ato të njohura nga Franca, Gjermania …”
Zgjidhja për shkëmbimin e territoreve duhet të vijë përmes kompromisit:
“Ne jemi të gatshëm dhe të hapur për të negociuar çdo zgjidhje të arritur përmes kompromisit. Disa përmendin modele të tjera, por nuk na ofrojnë asgjë specifike. Nëse dikush mendon se ata do të vijnë në Beograd dhe do të na thonë ta njohim Kosovën si një vend të pavarur, kjo nuk do të ndodhë.”
Taksa e Kosovës mbi produktet serbe duhet të hiqet:
“Ju nuk do të dëgjoni nga unë kërkesa të tjera, përveç se ne duam që tarifat 100 përqind (të vendosura nga Prishtina për produktet nga Serbia qendrore) të hiqen. Kjo është arsyeja pse ne duam të ulemi në një tryezë, të diskutojmë mbi problemin dhe të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje.”
Në fund të intervistës, Vuçiç shprehu mirënjohjen për vendimin e Greqisë për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Greqia është një vend që respekton ligjet ndërkombëtar, pavarësisht presioneve që i ushtrohen në këtë drejtim.”