Wadephul lavdëron Vuçiç, ka plotësuar kushtet për anëtarësim në BE

Nga Exit News
Wadephul lavdëron Vuçiç, ka plotësuar kushtet për anëtarësim në BE

Nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU, Johann David Wadephul deklaroi se Serbia duhet të anëtarësohet në BE sa më shpejt.

Përmes një postimi në Twitter, Wadephul njoftoi se takoi ministrin e jashtëm serb, Nikola Selakoviç, duke shpehur mbështetjen për vendin.

“Një bisedë frytdhënësë me MJ Selankoviç. Serbia duhet të anëtarësohet në BE sa më shpejt të jetë e mundur.Gjermania është gati për të mbështetur Serbinë. Qeveria e Vuçiç po punon për të përmbushur të gjitha kushtet. Është në interesin tonë të kemi Serbinë në rrugën europiane.”

Ndërkohë në raportin e fundit të Komisionit Europian dalën në pah problemet e vendit me kufizimin e lirisë së medias dhe kryerjen e zgjedhjeve të njëashme parlamentare në 2020.

Sipas këtij raporti Serbia nuk ka bërë progres në shumicën e kushteve për shkak të pandemisë, por KE kërkon që vendi të ndërmarrë masa për të garantuar pjesmarrjen e opozitës në zgjedhje dhe lirinë e medias.

Serbia ka hapur bisedimet me BE-në 22 dhejtor 2009. Ato pritet të përfundojnë në 2024 duke i hapur rrugë anetarësimit në BE në 2026.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>