Kompania e madhe e prodhimit të filmave për fëmijë Walt Disney ka humbur 1,4 miliardë dollarë gjatë krizës së pandemisë. 1 miliardë dollarë llogariten humbjet nga mbyllja e parqeve të argëtimit në botë.
Por, kompania ka lajmëruar se do të hapë resortin e saj të Shangait më 11 maj, kjo do të jetë edhe një provë nëse mund të hapen resortet në vende të tjera të botës.
Fitimet më të mëdha kompania i pati nga platforma e filmave online Disney+.