
WhatsApp ka paditur qeverinë e Indisë për rregullat e reja në shkelje të të drejtës së privatësisë.
Reuters njoftoi se qeveria indiane detyron kompanitë e medias sociale, të tregojnë burimin fillestar të informacionit. Gjithashtu, ajo i detyron këto kompani të tregojnë dërguesit dhe marrësit e mesazheve në këtë platformë, në kundërshtim me politikën e kompanisë, (ende to ende encripted), mesazhet nuk shihen dot nga persona të tretë.
Whatsapp ka apeluar vendimin në Gjykatën e Lartë të Indisë. Whatsapp është në pronësi të Facebookut.