Wizz Air shton një avion dhe dy rrugë të reja nga Tirana

Wizz Air shton një avion dhe dy rrugë të reja nga Tirana

Linja ajrore buxhetore Wizz Air ka njoftuar se do të shtojë një avion të pestë në flotën e saj në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Shtesa do të sjellë me vete dy rrugë të reja, për në Barcelonë, Spanjë dhe Këln, Gjermani.

Dy vjet prej kur Wizz Air vendosi bazën e tij në Tiranë, numri i linjave midis Shqipërisë dhe Evropës ka arritur në 29.

Dr. Constantin von Alvensleben, Shefi i Përgjithshëm Ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, tha:

“Ky hap ofron një perspektivë të re për Shqipërinë, duke e sjellë vendin më afër Evropës. Jemi të lumtur të njoftojmw angazhimin tonë për të vazhduar bashkëpunimin me Wizz Air për një zhvillim thelbësor që do të mbështesë rimëkëmbjen ekonomike të Shqipërisë pas pandemive dhe gjithashtu t’u ofrojë konsumatorëve një gamë të gjerë destinacionesh me çmime të ulëta të përballueshme.”

George Michalopopoulos, Drejtori Tregtar i Wizz Air, tha se kompania shpreson të dyfishojë flotën e saj në Tiranë, duke sjellë rreth 5 milion pasagjerë në tre vitet e ardhshme.

Në mars, Wizz Air njoftoi gjashtë itinerare të reja nga Tirana, duke përfshirë Malmö, Stokholm, Pescara, Genova dhe Romë.

Ndërsa në fillim të këtij muaji, një itinerar midis Tiranës dhe Riadit, kryeqyteti i Arabisë Saudite u njoftua me kompaninë ajrore buxhetore në pronësi të Saudit Flynas. Fluturimet do të zhvillohen tri herë në javë.

Ural Airlines njoftoi gjithashtu fluturime charter një herë në javë midis Shqipërisë dhe Moskës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>