Xavi Hernandez infektohet me Covid-19

Nga Exit News
Xavi Hernandez infektohet me Covid-19

Ish-futbollisti i njohur i Barcelonës Xavi Hernandez është infektuar me Covid-19.

Përme një postimi në Instagram, Hernandez ka njoftuar:

“Sot nuk do të jem i disponueshëm për ekipin tim në rikthimin e kampionatit. David Prats do të jetë atje për të më zëvendësuar dhe do të udhëheqë stafin teknik.

Pak ditë më parë, pas testeve të bëra nga liga e futbollit të Katarit, kam rezultuar pozitiv me koronavirus. Fatmirësisht ndihem mirë, por do të izolohem derisa të dal i pastër.”

Hernandez është aktualisht trajner i ekipit Al-Saad në Katar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>