
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka paditi për shpifje përfaqësuesit e PD-së, Albana Vokshin, Xhemal Gjunkshin dhe Gent Strazimirin.
Padia erdhi pas akuzave nga përfaqësuesit e PD-së se Xhaçka ka përdorur helikopterin e Forcave të Armatosura për të udhëtuar në Dibër për fushatën e Partisë Socialiste.
Përfaqësuesit e PD-së kanë kërkuar shpjegim për përdorimin e tyre si dhe kanë kërkuar dorëheqjen e saj.
Prej disa ditësh, PD ka bërë publike pamje dhe filmime për akuzat ndaj ministres Xhaçka.