Ministrja e jashtme Olta Xhaçka deklaroi se Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet për tu anëtarësuar në BE.
Gjatë një takimi online me ambasadorët e vendeve të BE-së, Xhaçka u shpreh se është optimitste se BE do të arrijë kompromis për kornizën për Konferencën e parë Ndërqeveritare.
“Zhvillova një video- konferencë me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së. Mirënjohje ndaj Amasadorit Soreca për punën e tij të mirë dhe për organizimin e mbledhjes, ku shkëmbyem pikëpamjet tona rreth këtij viti vendimtar për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.
E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është anëtarësimi në BE. Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet. Mbetemi optimistë që BE do t’i qëndrojë fjalës së saj duke arritur në një kompromis për kornizën negociuese dhe duke caktuar një datë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare gjatë 2021”