Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj do të marrë pjesë sot në samitin e Triestes për luftën ndaj krimit të organizuar. Kësaj herë në samit nuk do të marrin pjesë drejtuesit e shteteve, por do të jenë të pranishëm të gjithë ministrat e bredshëm të vendeve të BE-së si dhe të gjashtë vendeve të Ballkanit perëndimor si Serbia, Mali i Zi, Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bosnje-Hercegovina. Gjithashtu do të jenë të pranishëm drejtuesit e policive, si dhe ambasadorët italianë në këto vende dhe homologët e tyre në Itali.
Media italiane raporton se pavarësisht se ende nuk dihet gjë se çfarë do të flitet në takimin me dyert të mbyllura ndërmjet ministrit italian dhe atyre të vendeve të BE-së dhe Ballkanit, mendohet se temat kyçe do të jenë siguria dhe krimi i organizuar, trafikimi i drogës, trafikimi i qënieve njerëzore, krimi ekonomike, në veçanti kontrabanda e cigareve.
Gjithashtu, media italaine raporton se në takim do të diskutohet edhe për mungesën e progresit të dukshëm në luftën kundër krimit, në veçanti për dënimet e kriminelëve dhe sekuestrimet në Shqipëri dhe Kosovë.
Në samit do të flitet për programin “IPA-Policia 2013 në Ballkanin Perëndimor”, projekt rajonal mbi bashkëpunimin e policisë gjyqësore në luftën kundër krimti, e financuar nga BE, nën drejtimin e Italisë.