Yjet e sportit dhe artit i kërkojnë vendeve të G7 të dhurojnë vaksinat e Covid-19 për vendet e varfra

Nga Exit News
Yjet e sportit dhe artit i kërkojnë vendeve të G7 të dhurojnë vaksinat e Covid-19 për vendet e varfra

David Beckham, Katy Perry e shumë persona të famshëm në botë i kanë kërkuar vendeve të G7-të të dhurojnë 20% të dozave të vaksinave të Covid-19 për vendet e varfra, brenda gushtit, njofton BBC.

“Pandemia nuk do të mbarojë përfundimisht në asnjë vend derisa të mbarojë kudo,” tha Beckham në letrën e firmosur nga yjet e tjerë të sportit dhe artit si Andy Murray, Olivia Colman, Ewan McGregor, Liam Payne, Priyanka Chopra Jonas, Orlando Bloom, Katy Perry, Gemma Chan, Whoopi Goldberg, Claudia Schiffer dhe Chris Hoy.

Ata mbështetën thirrje e UNICEF-it për shpërndarjen e miliona dozave të vaksinave në pronësi të vendeve të pasura për vendet e varfra. “Miliona doza vaksinash do të ikin dëm nëse ato nuk i shkojnë vendeve të varfra”, u shpreh shefja e UNICEF, për mediat të martën.

Javën e kaluar edhe 100 ish-kryeministra dhe presidenta të botës i kërkuan vendeve të G7-ës të paguajnë për vaksinimin e vendeve të varfra.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>