Ylli Rakipi padit Ramës— Kërkon të mbyll emisionin “Të Paekspozuarit”

Ylli Rakipi padit Ramës— Kërkon të mbyll emisionin “Të Paekspozuarit”

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Të Paekspozuarit” Ylli Rakipi ka paditur Kryeministrin Edi Rama. Ai u shpreh se Kryeministri po përpiqet të mbyllë emisionin “Të Paekspozuarit” dhe fyen vazhdimisht gazetarët. Në një deklaratë për median Rakipi tha se:

“Kam depozituar një kundërpadi sepse ai ka fyer dhe nëpërkëmbur dinjitetin tim, sa ka mundur dhe si ka mundur. Është rast i cuditshëm kur shkon në gjyq njeriu më gojështhurur që nga viti 1912. E keni ndjekur fjalorin që përdor për gazetarët, çfarë ai thotë dhe çfarë deklaron.

Ky gjyq është politik, është përpjekje e vazhdueshme e Ramës që unë të mbyll emisionin “Të Paekspozuarit”, i cili ka goditur aferat dhe koncesionet e qeverisë.

Unë dua t’ju them, se kjo është një padi e ngritur nga regjimi, i cili thjesht ndryshon në formë nga diktaturat e mëparshme. Nuk është si regjim i Hitelit apo Hoxhës, por është regjim që të privon lirinë. Demokraci do të thotë të mundesh. Ky njeri i ka vënë fre gjithçkaje, ble mediat dhe ka nën kontroll të gjithë pushtetet e vendit. Për kundërpadinë ndaj kryeministrit Rama, do t’ju kërkojë autoriteteve që gjyqi të vijojë me dyer të hapura për mediat.

Vetëm një gjykatë e Recep Taip Erdogan mund të më dënojë, me padinë që ka bërë Edi Rama ndaj meje. Besoj tek drejtësia dhe besoj se ka njerëz të ndershëm që nuk mund të japin verdikte të gabuara, si ky rast që ju do ta ndiqni. Media ka probleme të panumërta, por nuk është kryeminisri ai që rregullon dhe kontrollon mediat. Rama është një diktator i llojit të ri, si Erdogan apo Putin, nuk ndryshon nga ta”.

Rama e ka paditur gazetarin për cënim të dinjitetit, për këtë arsye gazetari Rakipi ka depozituar deklaratën e mbrojtjes dhe një kundërpadi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>