YouTube njoftoi se do të heqë nga kanali video për vaksinate. Covid-19 që “kundërshtojnë konsesusin e ekspertëve nga autoritetet shëndetësore vendore ose Organizatës Botërore të Shëndetësisë”.
Kanali i videove, në pronësi të kompanisë amerikane të teknologjisë Alphabet, që ka në pronësi edhe Google-in, njoftoi të mërkurën përhapjen e “politikave kundër keqinformimit të Covid-19”.
“Vaksina e re kundër Covid-19 mund të dalë së shpjeti, ndaj ne duhetë të sigurohemi që politikat e duhura do të zbatohen”, tha në një deklaratë për shtyp kompania.
Deri më tani, YouTube ka hequr më shumë se 200,000 video, të lidhura me keqinformim për Covid-19, si mënyrat e përhapjes, dhe metodat e pa miratuara të kurimit.