YouTube heq videot e Presidentit brazilian Jair Bolsonaro për Covid-19

Nga Exit News
YouTube heq videot e Presidentit brazilian Jair Bolsonaro për Covid-19

YouTube hoqi videot e Presidentit brazilian Jair Bolsonaro të mërkurën për përhapjen e deklaratave keqinformuese për pandeminë, njoftoi kompania.

YouTube u shpreh për median se një “rishikim i kujdesshëm” gjeti shkelje të rregullave në lidhje me komentet e pasakta për maskat e fytyrës dhe hidroksiklorokinën, e cila provohet se nuk funksionon në trajtimin e COVID-19.

Veprimi pason heqjen e postimeve nga Tëitter dhe Facebook vitin e kaluar mbi keqinformimin në lidhje me koronavirusin.

Bolzonaro ka minimizuar efektet e virusit – i cili ka vrarë më shumë se 545,600 njerëz dhe infektuar gati 19.5 milion në Brazil, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Gjykata e Lartë e Brazilit po heton qeverinë në lidhje me kontratat e vaksinave dhe Senati po zhvillon seanca dëgjimore për përgjegjësinë e qeverisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>