Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim në një intervistë për Blendi Fevziu u shpreh se marrëveshja e 5 qershorit nuk u shkel.
“Ajo që ndodhi përtej 5 qershorit shkon përtej 5 qershorit, por nuk e shoh si shkelje të 5 qershorit”, u shpreh ambasadorja Kim.
Ajo kritikoi miratimin e pjesës së dytë të ndryshimeve kushtetuese:
“Mendoj se është shumë zhgënjyese që pjesa e dytë e reformës zgjedhore nuk u arrit në të njëjtën mënyrë, sepse pjesa e parë, 5 qershori u bë mirë. Dhe duhet të ishte përsëritur”.
Kim kritikoi vendimin e opozitës për të lënë mandatet:
“Mendoj se është diçka e pafat që opozita kryesore nuk ishte e pranishme në parlament dhe mendoj se kjo nënvizon përgjegjësinë e cilitdo për të mbetur i angazhuar”.