
Në përfundim të takimit të Këshillit Politik, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka përshëndetur “progresin që po bëhet për reformën zgjedhore”.
“Unë jam takuar me të gjithë anëtarët e këshillit – Rudina Hajdarin, Damian Gjiknurin, Oerd Bylykbashin, Petrit Vasilin – dhe besoj se do të bëjnë zgjedhje të zgjuara.” – shkruan Kim.