
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka përshëndetur vendimin e Shqipërisë për t’u bashkuar me Rrjetin e Pastër për të mbrojtur internetin 5G nga tregtarë të pabesë.
Hap strategjik me rëndësi në mbrojtje të kësaj infrakstukture e quan Kim vendimin e Shqipërisë, në një shënim në Twitter.
Kjo iniciativë synon adresimin e kërcënimeve afatgjata ndaj privatësisë së të dhënave personale, sigurisë dhe të drejtave të njeriut “nga aktorë të këqinj dhe autoritarë si Partia Komuniste Kineze”.