Zani Çaushi do të shkojë në Strasburg për të kërkuar të drejtën për lirim me kusht

Nga Exit News
Zani Çaushi do të shkojë në Strasburg për të kërkuar të drejtën për lirim me kusht

Avokati mbrojtës i Zani Çaushit ka deklaruar të enjten, se do të dërgojë çështjen në Gjykatën e Strasburgut për të fituar lirim me kusht për klientin e tij, dënuar me burgim të përjetshëm.

Reagimi i avokatit Arben Lena vjen pasi gjykata e Korçës shpalli moskopetencën për gjykimin e çështes së Çaushit.

Zani Çaushi është dënuar me burgim të përjetshëm dhe po e vuan dënimin në Korçë. Prej disa muajsh ai ka bërë kërkesë në gjykatën e Korçës për tu liruar me kusht.

Ai pretendon se plotëson rrethanat lehtësuese për të përfituar lirimin me kusht pasi ka fëmijë të mitur, ka gjetur një vend pune dhe ka kryer 25 vite burg. Për këtë ai i ka kërkuar gjykatës që të llogarisë dhe numërojë saktë ditët që Çaushi ka kaluar në burg.

Gjatë seancave gjyqësore, zyrtarët e burgut ku Çaushi ka vuajtur dënimin kanë dorëzuar dy dokumente të ndryshme: në njërin rast ku shkruhet se Çaushi ka bërë 25 vite e 2 muaj burgim, ndërsa në një tjetër shkruhej se ka bërë 20 vite e 10 muaj burgim.

Për të zgjidhur këtë mosmarrveshje, avokati Arben Lena ka thënë se do të shkojë në Strasburg.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>