
Vrasja e policit të FNSH-së, Xhulio Prela, ka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive të dobta.
Policia ka njoftuar të dielën se ka zbardhur vrasjen dhe ka arrestuar një prej autorëve.
Xhulio Prela u vra më 5 dhjetor në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Gajush.
26-vjeçari u qëllua me armë zjarri teksa ishte brenda makinës së tij.
Hetimet kanë arritur në përfundimin se dy persona kanë marrë pjesë në vrasjen e punonjësit të FNSH-së.
Një nga autorët e dyshuar është arrestuar ditën e shtunë ndërsa i dyshuari tjetër është shpallur në kërkim ndërkombëtar.