
4 persona të tjerë me koronavirus janë identifikuar në Krujë, duke e çuar totalin e të prekurve në 114.
Tre prej tyre janë gra dhe një burrë.
Sipas Abc News, rastet e reja kanë patur kontakte me të infektuarit në fasoneritë.
Kruja është qarku i dytë pas Tiranës për numrin më të lartë të të infektuarve. Deri me 2 maj Kruja ka patur 110 të infektuar me COVID-19.