Në Gjermani u zbulua muajin e kaluar një nga unazat më të madhaja të pornografisë së fëmijëve në botë, sipas një raportimi të DW.
Policia gjermane ka dekonspiruar një ueb-faqe që shpërndante pornografi për fëmijë me mbi 400,000 anëtarë të regjistruar.
Ajo përdorej prej 2019 nga pedofilët për të shkëmbyer dhe parë pornografi të fëmijëve të vegjël – shumica prej tyre djem.
Shtatë ndërtesa u bastisën dhe katër persona, të moshës 40 deri në 64 vjeç, janë arrestuar në lidhje me çështjen.
Ndërkohë, prokurorët kanë kërkuar ekstradimin e një të dyshuari, të arrestuar në Paraguai.
Një task-forcë hetoi platformën, administratorët e saj dhe përdoruesit për disa muaj rresht, sipas njoftimit të policisë.
Hetimet u ndihmuan gjithashtu nga Europoli dhe autoritetet në Hollandë, Suedi, Australi, SHBA dhe Kanada.
Të dyshuarit nuk u identifikuan, por platforma u konsiderua si “ndër më të mëdhatë në botë për pornografinë e fëmijëve”.