Vietnami njoftoi ekzistencën e një varianti të ri të koronavirusit. Sipas ministrit të shëndetësisë, Nguyen Thanh Long pohoi se ky variant është parë tek disa qytetarë të shtruar në spital.
Varianti vietnamez është një përzierje mes atij britanik dhe indian.
“Testet laboratorike kanë sugjeruar se varianti vietnamez riprodhohet jashtëzakonisht shpejt”, u shpreh Long.
Vietnami, vend që ka regjistruar numër relativisht të ulët të rasteve gjatë muajve të pandemisë, është përballur me rritje të shpejtë të shkallës së infektimit në muajin e kaluar.
Vietnami më parë ka raportuar për shtatë variante të koronavirusit, katër britanike dhe tri indiane.