
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev theksoi se vendi nuk do t’i drejtohet alternativave të tjera edhe pas dështimit për hapjen e bisedimeve me BE-në.
Në një intervistë për emisionin ‘Zona e Konfliktit’ të DW, Zaev u shpreh se:
“Nuk ka asnjë alternativë për ne por vetëm: anëtarësimi i Maqedonisë në BE. Dhe pakti për evropianizimin e vendit tonë është më i çmuari, më i rëndësishmi për të gjithë qytetarët tanë”.
“Çdo vend meriton të gjykohet nga rezultatet e tij. I uroj suksese dhe fat fqinjit tonë perëndimor, Shqipërisë, që të vazhdojë në rrugën e BE-së, nëse vazhdon kjo bllokadë nga Bullgaria”, shtoi ai.
Zaev foli edhe për zgjedhjet e ardhshme, korrupsionin në vend dhe rrezikun për rajonin nëse vazhdojnë vonesat në integrimin në BE.