Zelanda e Re shtyn zgjedhjet pas nisjes së valës së dytë të infeksioneve

Nga Exit News
Zelanda e Re shtyn zgjedhjet pas nisjes së valës së dytë të infeksioneve

Zelanda e Re ka shtyrë me 4 javë zhvillimin e zgjedhjeve të përgithshme, të planifikuara për në 19 shtator.

Kryeministrja Jacinda Ardern njoftoi se zgjedhjet do të zhvillohen në 17 tetor, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19.

Kryeministrja tha se vendimi është marrë pas konsultave me partitë dhe se “siguron kohë të mjaftueshme për partitë për të fushatën, për komisionin zgjedhor që të përgatitet dhe që votuesit të ndjehen të sigurtë në këto kohë të pasigurta.”

Ajo tha se data 17 tetor do të jetë data përfundimte dhe se nuk do të ketë më shtyrje të zgjedhjeve edhe në rast se situata me pandeminë përkeqësohet.

Pas tre muajsh pa asnjë rast infeksioni, ditët e fundit në Zelandë janë gjetur grupe personash të infektuar.

Ditën e dielë, u zbuluan 13 pacientë të rinj, ku shumica ishin të lidhur me grupin e të infektuarve në Auckland, ku filloi ky shpërthim i virusit.

Kjo e çoi numrin total të të infektuarve të rinj në Zelandën e Re në 69.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>