Zënkë mes prindërve për vaksinimin e fëmijëve, çështja në gjykatë

Nga Exit News
Zënkë mes prindërve për vaksinimin e fëmijëve, çështja në gjykatë

Gjykata e Cagliarit ka urdhërua vaksinimi e dy vajzave 12 dhe 14 vjeç pas mosdakordësisë së dy prindërve. Tgcom shkroi se:

Dy vajza të moshës 12 dhe 14 vjeç u kanë shprehur prindërve dëshirën e tyre për t’u vaksinuar kundër Covid.

Nga kjo kërkesë, lindi një grindje midis nënës, e cila ishte pro vaksinimit dhe babait, që ishte kundër.

Çështja përfudnoi në gjyq në Cagliari, ku Gjyqtarja Chiara Mazzaroppi pranoi padinë e paraqitur nga nëna dhe autorizoi vaksinimin.

Rasti – Siç është raportuar nga Unioni Sardenja, gruaja e paraqiti apelin 10 ditë më parë, më 4 gusht.

Më datë 12, u zhvillua seanca, gjatë së cilës gjyqtarja dëgjoi versionin e vajzave – të ndihmuar në sallën e gjyqit nga nëna e tyre, e cila është gjithashtu avokatja e tyre.

Vajzat thanë se donin të merrnin vaksinën për të “mbrojtur shëndetin e tyre” dhe “për t’u kthyer në një jetë normale”.

Babai, nga ana tjetër, tha se e konsideronte vaksinën të pasigurt dhe një burim pasojash të pakëndshme. Teza e pambështetur nga gruaja e tij.

Në 13 gusht gjyqtarja pranoi kërkësën e nënës, duke marrë parasysh “përfitimet e vaksinimit” që tejkalojnë rreziqet në të gjitha grupmoshat dhe gjithashtu nënvizoi se babai nuk “tregoi ndonjë kundërindikacion për shëndetin e vajzave”.

Pas vendimit vajzat u vaksinuan.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>