Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), Arben Kraja së bashku me dy prokurorët e posaçëm SPAK, Ened Nakuçi dhe Behar Dibra do të zgjedhin Drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). BKH është njësia hetimore e SPAK-ut.
Deri më tani mediat raportojnë se Artan Shkëmbi, drejtues i Task Forcës në Policinë e Shtetit dhe Fatos Dervishi, zv. Prokuror i Përgjithshëm në fillim të viteve 1990, janë dy prej kandidatëve.
Sipas Ligjit për SPAK, Komisioni përbëhet nga Drejtuesi i SPAK dhe dy prokurorë të posaçëm më me shumë vite eksperiencë.
Komisioni do të vlerësojë të gjithë kandidaturat në tri kritere profesionale, morale dhe pasurore.Kandidatët do ti nënshtrohen testimit fizik, profesional dhe testimit për të parë aftësitë komunikuese të kandidatit.
Ambasada e SHBA-ve publikoi disa muaj më parë video informuese në lidhje me këtë institucion duke theksuar se anëtarët e saj do të trajnohen akademinë e FBI-së në Virginia të SHBA-ve.