
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zbuluar se do të kandidojë në Tiranë në zgjedhjet e 25 prillit.
Gjatë një interviste për “News 24”, Basha tha se do të garojë në Tiranë sepse nga ky qytet ka marrë njëherë besimin për drejtimin e Bashkisë.
“Do të garoj në qytetin e Tiranës. Ky qytet më ka besuar për herë të parë përfaqësimin si deputet. Më ka besuar drejtimin si kryebashkiak dhe unë do të garojë në qytetin e Tiranës.”
Basha shtoi se nuk do të kandidojë në asnjë qark tjetër dhe kjo gjë do të ndodhë për të gjithë kandidatët e PD.
“Çdo qark do të ketë deputetët e vet dhe drejtuesit e vet.”