Kryesia e Partisë Demokratike do të zhvillojë sot mbledhje në orën 17:00.
Në mbledhje do të diskutohet dhe pritet të merren vendime sipas Statutit për situatën e krijuar pas zgjedhjeve të 25 prillit, të cilën demokratët e quajnë një masakër elektorale.
Më pas, në orën 19:00, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar me të njejtin rend dite.
Këto mbledhje mbahen 3 javë pas zgjedhjeve të 25 prillit ku PD dhe opozita nuk arritën të siguronin një shumicë të mjaftueshme për formimin e një qeverie.
Kjo do të jetë edhe përballja e parë e kryetarit të PD, Lulzim Basha me kritikët brenda partisë.
Kryetari i Këshillit Kombëtar, Bujar Nishani dhe një grup anëtarësh të PD kanë kërkuar që Basha të japë dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve.
Basha dhe pjesa tjetër e anëtarëve të PD pretendojnë se rezultati i zgjedhjeve është manipuluar nga Partia Socialiste.